Rreth 3500 kandidatët që kanë aplikuar për një vend pune në spital apo qendër shëndetësore nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë”, tashmë mund të verifikojnë nëse janë fitues apo jo. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë me emrat e fituesve të fazës së parë në fushën e infermierisë, fizioterapisë, teknikë imazherie, teknikë laboratori, mami dhe logopedi.

Deri më tani janë plot 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira pune në profesionet e sipërpërmendura. Respektivisht po kandidojnë 1376 infermierë, 300 mami, 59 fizioterapistë, 98 teknikë imazherie, 107 teknikë laboratori dhe 5 logopedistë. “Pas fazës së parë të shpalljes së listës paraprake të kandidatëve të interesuar, ju dhamë kohë 2354 aplikantëve për të plotësuar dokumentacionin”,-u shpreh në një deklaratë për mediat zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Në listë kandidatët që kanë aplikuar mund të gjejnë pikët që kanë grumbulluar, bazuar në kriteret sipas mesatares, vjetërsisë në punë, diplomave master e gjuhës së huaj.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2018/03/20/lista-shpallen-emrat-e-infermiereve-fitues-kaluan-fazen-e-pare/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb