Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kërkesën për shpronësim, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të kalimit, për pasuritë e paluajtshme që preken nga projekti, “Ndërtimi i linjës së tensionit dhe faciliteteve të tjera, pjesë e projektit të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (projekti TAP) AG”, në zonat Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Skrapar. Pronarët dhe personat që pretendojnë pronësinë mbi pasuritë që preken nga ky projekt duhet të dorëzojnë çdo dokument që disponojnë pranë ZVRPP-së përkatëse, mbi saktësimin dhe konfirmimin e pronësisë, sipërfaqeve, mungesat e dokumentacionit etj.

SUBJEKTI
Subjekti kërkues i këtij objekti është është Trans Adriatic Pipeline AG Shqipëri, shoqëri e cila do zhvillojë një tubacion të gazit natyror, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë. “Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat, të cilët preken nga ky shpronësim sipas listave emërore bashkëlidhur, mbi masën e vlerësimit të llogaritur në zbatim të ligjit të posaçëm nr. 116/2013, datë 15.4.2013, në përputhje me Planin e Rehabilitimit të Jetesës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/04/07/lista-emerore-dhe-shumat-shpronesimet-per-tap-dokumentet-qe-duhen-per-te-marre-parate/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: