Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Edi Rama gënjeu publikisht shqiptarët dhe nuk hapi listat 100 për qind.

Bylykbashi u shpreh se opozita e bashkuar është gati të ulet në tryezë, në rast se listat hapen 100 për qind.

“Edi Rama nuk hapi 100 për qind listave. Ai mashtroi publikisht shqiptarët. PS bën piruetë në Këshillin Politik. Edhe me lojë të pandershme, ne topin në rrjetë do e çojmë.

Nëse pranojnë lista të hapura 100 për qind, jemi gati të ulemi të punojmë për realizimin”, deklaroi ndër të tjera Bylykbashi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb