Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare’’, Erl Murati I ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 e ka cilësuar si hap pozitiv dhe e ka përshëndetur gatishmërinë e PD dhe PS për t’u ulur në Këshillin Politik për të diskutuar ndryshimet kushtetuese për Listat e Hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

Murati thotë se ndryshimet kushtetuese duan një consensus shumë të gjerë dhe nismë serioze prandaj ky është një hap serioz nga PS dhe PD.

Nga ana tjetër Murati analizon rolin e Ramës në këtë situatë, duke sqaruar se ai nga një anë po i jep opozitës atë çfarë duan ndërkombëtarët, pra uljen në tryezë, dhe nga ana tjetër po luan lojën me votat opozitës parlamentare.

Murati thotë se nuk dihet se çfarë do të vendosë Rama mes këtyre dy situatave por ai vetë ka besim se do të arrihet konsensusi në Këshillin Politik për çështjet e ndryshimeve kushtetuese.

 

”Procesi për ndryshimin e Kushtetutës po kthehet në një process karagjoz. Pasi është shumë serioze, dhe nëse duhet të kishte një nismë serioze duhet të kishte proces serioz dhe Kushtetuta duhet ndryshuar me një consensus sa më të gjerë dhe të madh. Nuk është ligj i zakonshëm që do shumicë votash por është themeltar. Çdo marrëveshje është për t’u përshëndetur, dhe nëse palët duan të ulen për këto ndryshime është për t’u përshëndetur. Por jo në mënyrë të njëanshme.

Është një tërheqje nga opozita kryesore për t’u ulur në Këshillin Politik pasi deri më parë thoshin që ishin vetëm për marrëveshjen e 5 qershorit, por është për t’u përshëndetur që do të ulet. Po ashtu edhe Rama që është gati për të diskutuar në Këshillin Politik.

Për herë të fundit Kushtetuta u ndryshua me votim ekzemplar 140 vota të plota. Nëse kjo është një lëvizje bllof e Ramës dhe me votat që ka miraton diçka tjetër me opozitën parlamentare atëhere është punë tjetër. Por deri tani situata nuk ak ekzaltuar.

E ashtuquajtura marrëveshja e 5 qershorit ishte tualet legjislativ. Pra nuk ka garanci që do përmirësojë procesin zgjedhor. Dakordësia më shumë se sa marrëveshja, kishte rëndësi që palët të shtrëngonin duart.

Ndërkombëtarët janë investuar seriozisht dhe kjo  nuk është negative. Ata i kanë nxitur palët që të arrijnë marrëveshje. Pasi një nga kushtet e integrimit në BE është pikërisht Reforma Zgjedhore.

Rama përdor opozitën e re për të ndryshuar Kushtetutën siç do ai. Po të dojë ai ka votat dhe e bën Shqipërinë Monarki Kushtetuese, ose bën që Presidenti të zgjidhet nga populli. Për mua Presidenti dhe opozita bëjnë gabim që futen në teknikalitete. Thonë që kjo nismë është antikushtetuese. Jo nuk është sepse i ka votat. Për mua gabim ëshë vetëm në aspektin politik që mund të bëhen të njanshme.

Besoj që do arrihet konsensusi dhe nuk besoj që do të ketë një ndryshim të Kushtetutës me konsensus të dy palëve dhe jo të njëanshme nga Rama me votat e opozitës parlamentare.”- tha Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb