Bashkëkryetari i maxhorancës për Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaroi se pragu krijon disfavore si dhe mund të penalizojë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor, Gjiknuri sqaroi të gjitha pyetjet e deputetëve të opozitës si dhe pragun 3 % të propozuar nga maxhoranca.

Mes të tjerash teksa është pyetur nga deputeti Myslim Murrizi për faktin se kush e fiton mandatin në rastin se kandaidti i tretë merr 15 mijë vota dhe dy të parët zero, Gjiknuri ka habitur me përgjigjen e tij. Ky i fundit ka pohuar se mandatin e merr ai që është i pari në listë.

DISKUTIMET
Valteri: Keni ndërmend të ndryshoni prapë kushtetutën? Të bëni prapë 94 vota, me variantin e tërmetit të Dibrës?
Gjiknuri: Kushtetuta parashikon prag. A duhet të ishte ai në Kushtetutë? Mund të ishte dhe mund të mos ishte. Natyrshëm që të gjitha pragjet krijojnë disfavore. Në 2017 u dogj një deputet i PDIU, të cilin e penalizoi pragu. Çdo sistem ka anomalitë e tjera. Kështu që unë se rregulloj dot këtë anomali. A është pragu 3 % i duhuri?! Eja ta diskutojmë. Sa i përket listës shumëemërore, lexoni me vëmendje se çfarë thotë Kushtetuta. Ligji garanton se çdo emër, 2/3 i nënshtrohen votimit parapelqyes. Po kjo s’do të thotë se do të përkthehet në mandat. Ne kemi zgjedhur këtë formulë, formula mesatare e mandatit, pjesëtim për herësin e numrit të mandateve. Kemi hequr dorë nga votimi maxhoritar. Ne po shpikim një sistem maxhoritar me shumë zona. Dhe ne mund të bëjmë gabime, por shkoni në gjykatë Kushtetuese. Pragu krijon anomali. Shpëtim Idrizi, se po i zë emrin, po i bëj reklamë, pragu djeg individin.

Murrizi: Në Kukës i treti merr 15 mijë vota, dhe i pari dhe i dyti zero vota. Kush e merr mandatin?

Gjiknuri: E merr lista e partisë, i pari i partisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: