Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka bërë të qartë se opozita parlamentare kërkon fillimisht ndryshimet kushtetuese të propozuara prej saj pastaj Kodin e ri Elektoral.

Murrizi thotë se nuk do të ketë një votim paraprak të marrëveshjes së 5 qershorit më 23 korrik, pasi nuk mund të bëhet ‘’fejesa pas dasme’’.

Sipas tij më e rëndësishme është Kushtetuta, pastaj Kodi i Ri Zgjedhor.

 

‘’Rama nuk voton dhe miraton asgjë në konferencë shtypi. Në Komision, votimi në parim hap ligjin që të vijë në seancë.

S’kam pasur rezerva, dhe s’ka rezerva për 5 qershorin. Hap rrugë për një Kod të Ri Zgjedhor. Dhe do kërkojmë më këmbëngulje rekomandimet e OSBE/ ODIHR që të përfshihen në të.

Si mund ta votojmë paraprakisht Kodin. Kur duhen ndryshimet kushtetuese pastaj Kodi Zgjedhor. Pra të bëhen njëherë pasi Kushtetuta më e rëndësishme. Nuk bëhet fejesa pas dasme. ‘’- tha Murrizi.

Sa i përket vendimit të mazhorancës për të mbështetur ndryshimin e sistemit në Lista të Hapura, Murrizi e ka quajtur si ”fitoren e parë” të opozitës parlamentare, por përsëri nuk jep votat për Kodin Zgjedhor më 23 korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb