TIRANË 

Është mbledhur sot Komisioni për Çështjet Ligjore, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor.

Anëtari i Kryesisë së PS-së dhe ish-ministri Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se ka shqyrtuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Jam marrë e kam shqyrtuar Kodin Zgjedhor. Shoh disa propozime në kohë dhe në adresimet e tyre.

Mendoj se duhet një tekst i integruar.  Më duket e drejtë po ashtu që numërimi i votave të bëhet nga njerëz apolitikë”, deklaroi Xhafaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb