Akdemiku Artan Fuga me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar për listat për deputetë, pasi disa kërkojnë lista të hapura e disa lista të mbyllura.

Fuga thotë se “Ata që janë për lista të mbyllura unë i besoj vetëm nëse deklarojnë se jashtë çdo konflikti interesi nuk do të pranojnë të jenë si kandidatë në këto lista të mbyllura! Atëhere kanë të drejtë të flasin!

Postimi i plotë:

Lista me kandidatë për deputetë ?

Të hapura?

lista të mbyllura?

ka një sociologji politike mbrapa!

Ata që janë për lista të mbyllura unë i besoj vetëm nëse deklarojnë se jashtë çdo konflikti interesi nuk do të pranojnë të jenë si kandidatë në këto lista të mbyllura!

Atëhere kanë të drejtë të flasin!

Ata që nuk flasin fare për këtë i shmangen çështjes më të rëndësishme të zgjedhjeve. Të tjerat janë punë furtunash në një gotë me bozë që kemi vite që e pimë!

Pesë me hiç!

Llogje!

Por, do të kemi rast, do të kemi, ta paraqesim sociologjinë e kësaj pune.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb