Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën ”Opinion” në Neës24 ka folur për listat e kandidatëve për zgjedhje ndërkohë që ka mbetur edhe 1 ditë nga afati i dorëzimit në KQZ.

Balliu thotë se asnjë nga partitë nuk ka listën gati, por duke pasur parasysh emrat e dala deri më tani thekson se nga PD asnjë nuk është i akuzuar për korrupsion duke përmendur konkretisht Edi Palokën, Flamur Nokën, Jorida Tabakun apo Tomor Alizotin.

Nga ana tjetër ai akuzon se këto figura po përballen me të korruptuarit e PS si Ilir Beqja, Ahmetaj apo Spiropali.
Balliu gjithashtu kritikoi faktin që Najada çomo, në mesin e pandemisë pranoi të kandidojë për deputete të PS.
Sipas ish-deputetit, me Bashkën kryeministër PD do të ketë një qeveri anti-korrupsion siç e ka përmendur dhe vetë lideri demokrat.

”Nuk ka asnjë diskutim më për aferat korruptive, në shoqërinë shqiptare. Për sa i përket dështimit në shëdnetësi,kërkoi t’i shiste shqiptarëve si sukses Komitetin Teknik, anëtarë që janë ose familjarë të Ramës apo ministrave, ish-kunatës së tij apo kunatës së Bledi Cuçit. Apo emërimi deputete e Najada çomos. Në kulmin e pandemisë ajo vendos mos merret me pandeminë, dhe kjo tregon sa përzemër e ka pasur situatën, ajo largohet dhe bëhet deputete se për çdo socialist apo rilindas partia është ajo që ka rëndësi e jo shëndetësia. Partia është ajo që ka rëndësi, dhe jo siguria,shëndetësia. Pra që të dalë mirë partia. Një fakt tronditës është arsyet mediokre për të larguar doktorë të rëndësishëm, mjekë të rëndësishëm thjesht se vetëm thonë të vërtetën.
Asnjë nuk e ka listën gati nga partitë. Besoj se ato kanë afatet e tyre. Në momentin e tyre do bëhet publike. Mund të marrim parasysh. Emrat e dalë nga opozita dhe mazhoranca. Pavarësisht se dikush mund të ketë pëlqime të veta personale, apo jo, diçka s’mund t’ua mohosh. Asnjë nga kandidaturat e PD nuk janë akuzuar për korrupsion. Ju përmend Flamur Nokën, ka 30 vite aktiv s’ka akuzë. Edi Paloka, Jorida Tabaku, TOmor Alizotin. Për çdo koordinator apo kryetar qarku të shpallur nga PD. Ky është fakt i pamohueshëm. Me çfarë përballen? Në Shkodër Helidon Bushati përballë Ilir Beqjas që vendin e parë ia merr Ahmetaj, por në ato ujëra është. Spiropali, që e thërrasin Miss Dogana në kooridoret e kryeministrisë. Ministre pa porotfol, por shpenzime të majme.
Pra një lsitë me të korruptuar ,dhe të pakorruptuar. Premtimi i Bashës ky ka qenë, që do krijojë një qeveri anti-korrupsion. Ky është thelbi. Pa korrupsion do ketë më shumë para për investime, qytetarët, mësuesit.
Në këtë kontekst nuk ka realisht një garë politike. Këta Beqaj, Ahmetaj, sidomos Edi Rama luajnë për kokat e tyre. Ata e dinë fare mirë. Nëse s’kanë imunitet, futen në burg.
Do bëjnë gjithçka për të manipuluar vjedhur, do përdorin krimin. PD është sikur ndonjëherë në terren nga mëngjesi deri në darkë, duke vëzhguar, denoncuar dhe përballur. Ajo çfarë ndodhi në Korçë, kur Andrea Mano doli denoncoi çfarë po bënte mazhoranca, si po manipulon votimet e 25 prillit. E kërcënuan me burg. Përgjegjësit e PPP-ve, për Unazën, dosjen 184, 339. Këta individë e kërcënonin mos fol. Jo vetëm po i vëzhgojmë, denoncojmë, por PD dhe po përballet.
Qytetarët shqiptarë jo vetëm duhet të nxitojnë tek kutitë e votimit, por të përmbysin këtë regjim diktatorial. Nuk ndodh në asnjë vend që një pushtet të vijë për të dhunuar qytetarët.
Kryetari i fushatës së Rilindjes, është Erion Veliaj, njeriu i Ndranghetës. Që njihet nga të gjithë, si njeri i Ndranghetas. Bëri biznes me të njëjtin person si kryebashkiaku i Veronës, por ai iku në burg kurse Veliaj jo. është përballje kundër së keqes, dhe qytetarët shqiptarë do jenë në krahun e së mirës.
Ku janë shqetësimet më të mëdhaja? Në çfarë pike?
Në hajudutë pa eksperiencë ka pika të caktuara, kruse në arkitektë të vjedhjes ka konstante, është kudo. Para votimit kur blihen votat, para votimit kur kërcënohen mësuesit si Pjerin Ndreu. I kërcënojnë me pushim nga puna. Kur futet Policia e Shtetit nuk na lejohej të futeshim në Korçë, si kandidatë. Duhet të shpërthenim derën. Preokupimi është konstant dhe është i drejtë. Nëse do kishim akuza, pa prova, mund të quheshin akuza politike. Por kemi dy dosje. Qytetarët i kanë dëgjuar, Rama nuk i merr dot për budallenj. Duan t’i bëjnë për budallenj. Si ajo video e avionit në Kukës, shiheni si kalon avioni sipër pistës se pistë s’ka. 600 mijë euro kushtoi. Flasin për 6 aeroporte, ne prap 1 kemi. Flasim për trena që kanë ardhur, po vijnë, dhe prap 3D. Atyre të tërmetit i tha ja ku i kemi shtëpitë, i kemi në 3D, por qytetarët nuk futen dot në shtëpi 3D.
Kjo qeveri është kthyer në kompani funeralësh.
Me qindra e mijëra të rinj e të reja janë larguar nga vendi. Për një jetë më të mirë, për të drejta. Këtu s’ke të drejtë prone. bën një projekt, Rama të vin të prish shtëpinë. Krimi ka lulëzuar. Vritet një person 100 metra larg kryeministrisë, heshtje totale. Sepse s’kemi pasur luftë ndaj korrupsionit, ndaj krimit. Këtu u luftuan studentët, minatorët, ata të Teatrit, dhe analistët e tij e quajnë sukses për të se si shtypi protestat. Por tani shqiptarët do e shtypin më 25 prill.
Këto janë alternativat. Shqiptarët nuk janë budallenj. E dinë çfarë janë këto partitë që krijohen 6 muaj par azgjedhjeve., Duan të përçajnë qeverinë. është ora dhe momenti, për të bërë ndryshimin, qytetarët duhet të votojnë se është gabim shumë i madh mos votojnë. Nëse nuk merr pjesë bashkë me shoqërinë për të ndarë të mirën nga e keqja, çfarë të drejte të lind nesër të kërkosh. Në Amerikë thonë ”If you dont vote, you dont matter”.
Besoj se edhe zona gri, biznesi i vogël, profesionistë të fushave të caktuara, edhe kësaj radhe do bëjnë, do jetë një hap historik për t’iu turrur qeverisë. Biznesi i vogël i është sulur ushtria e Tatimeve. Shumë prej tyre janë arrestuar se shisnin me 5 mijë lekë dhe 2 mijë lekë pa kupona. Për 10 mijë lekë drita burg. Kurse këta që kanë vjedhur miliona euro këta tallen me aeroporte 3D.
PD nuk ka lindur sot, kemi mësuar nga gabimet dhe jemi gati sot të qeverisim vendin. Jo me teza, por me program korrekt.”- tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb