Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për listat sipas modelit të PS me të cilat Shqipëria me të gjitha gjasat do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Rama thekson se PS do të bëjë ekipin e vet, dhe do e rëndise nga portieri deri tek sulmuesi. Por ai shton se në PS nuk do të ketë deputet me 100 vota apo pa vota fare.

Për kryeministrin, njëkohësisht kryetar i PS, kush nga rezervat merr vota futet në fushë, ata që janë në fushë dhe nuk marrin vota përfundojnë në stol.

Po ashtu ai thumbon opozitën brenda dhe jashtëparlamentare duke thënë se nuk marrin dot vota si me lista të hapura, si me të mbyllura, apo të shqyera pasi i dinë shqiptarët për budallenj.


”Nuk i vë faj as zonjës, askujt tjetër që i ka mbirë në gju gjithë tufa e fjalëve më të ulëta të shqipes, që e kanë bërë fjalën krim zëvendësuesen e fjalës edukatë. E kanë bërë drogë zëvendësuesen e ushqimit, dhe llumin e komunikimit standard në parlament.

Çfarë kërkon nga ne? Ça e dini ju PS? Shërbëtoren tuaj? Apo shërbëtoren e atyre që janë jashtë?

I shërbejmë atyre që na kanë zgjedhur, dhe këtë vend që udhëheqim dhe do vijojmë. E dini pse? Jo sepse jemi të rënë nga qielli, apo pa gabime, apo skemi të meta, por sepse ky popull s’është budalla.

Çdo individ që flet në emër të popullit, qoftë përfaqësues i lartë, qoftë i verbër në rrjetet sociale, është i destinuar me këtë gjuhë të marrë dënimin,

Ja u kam thënë atyre para jush, duhet të kapërceni një hendek të madh për të marrë votat. Nuk merrni vota ju as me lista të hapura, as em të shqyera. Se j kujtoni që shqiptarët janë budallenj. S’keni shans të konkurroni PS-në.

Listat janë të hapura. S’mbaj përgjegjësi për iluzionet tuaja, por për standardin që ka ligji. Nuk kemi shpikuar asnjë model, do rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive të ashtuquajtur koalicione ku i  merr njëri e ia kalon tjetrit. Çdokush që hyn në listë ka mundësi të zgjidhet. Për t’u zgjedhur duhet të marrë votat. Pa vota apo me 100 vota nuk ka. Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD.

Nuk është as furgon i shpikur kap ça të kapësh, as tren mallrash si kartelet e PD. PS është familje politike ku ka rregulla. Ka të drejtën të rendisë skuadrën e vetë nga portieri tek sulmuesi dhe rezervat. Çdo rezervë që merr vota futet në fushë, kush s’merr në stol.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: