Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji iu është bashkuar reagimeve që solli sot miratimi i Kodit Zgjedhor. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Salianji theksoi se kryeministri Edi Rama tradhëtoi Shqipërinë dhe rrugën europiane të saj.

Demokrati pohoi se maxhoranca nuk i hapi listat dhe vendimmarrja e qytetarëve do të jetë e cunguar.

REAGIMI I SALIANJIT
Tradhtoi qytetarët, tradhtoi dhe braktisi bashkëpunëtoret dhe mbështetësit, gënjeu ndërkombëtarët, tradhtoi dhe tradhtarët, sot po tradhtoi Shqipërinë dhe rrugën europiane të saj.
Listat nuk i hapi dhe vendimmarrja e qytetarëve do të jetë e cunguar. Më të korruptuarit do të mbrohen me ligj nga ndëshkimi personal, si sekt do mbyten bashkë me marifetet #25Prill
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb