Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se sfidon autorët e mashtrimit të madh që ka ndodhur sipas tij, ndërsa nënvizoi faktin se listat zgjedhore nuk kanë ndryshuar. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lleshaj, duke shigjetuar opozitën, tha se ajo duhet të provojë të kundërtën.

“Nuk mungon transparenca, por shpjegimi për qytetarët (Kur pyetet për qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve”. Ambasadorja më solli raste. Sfidoj autorët. e atij mashtrimi të madh, që të provojnë të kundër. Në vend të përrallave, apo sajesave. Skam pasur asnjë keqkuptim. Asnjë shqetësim. Keqkuptimi i parë zyrtar publikë është zhurma e këtyre ditëve. Në funksion të këtij keqkuptimi, po bëjmë sqarimin e duhur. Siç fola dhe me ambasadoren e nderuar të SHBA. Do ndërtojmë portale ku qytetarët të shohin se ku e kanë qendrën e votimit, që të kontrollojnë ku janë regjistruar. Gabimet do të korrigjohen. Nga listat e kaluara, nuk kemi ndryshime. Jo zgjedhjet e 2017, apo të 2019, por dhe më herët. Ne i kemi vendosur qytetarëve një adresë votimi dhe jo adresë reale. Listat do të jenë pa asnjë problem në kuptimin e marrëdhënies mes qytetarit dhe qendrës së votimit. Asnjë shmangie, asnjë ndryshim nga lart, Çdo ndryshim është atribut  i qytetarit.”, tha Lleshaj.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb