Në pak kohë, Xavi arriti të rikthejë Barcelonën në shina, por tekniku blaugrana as që ka ndërmend të ndalet këtu, sezonin e ardhshëm pritet të ndërtojë një skuadër edhe më të fortë për të rikthyer Barçwn aty ku i takon. Trajneri e ka të qartë se në radhët të parë i duhet një “bomber”, një sulmues me peshë që të udhëheq ekipin. Objektivi kryesor i Barcelonës, dëshira më e madhe e trajnerit, është Erling Haaland, gjithashtu një objektiv më i vështirë pasi sipas mediave britanike, biondi ka arritur një paraakord me Man.City.

Haaland
Haaland

Në listën e dëshirave gjejmë edhe dy emra shumë të mëdhenj, Momo Salah dhe Roberti Lewandowski, të dy lojtarët janë në fund të kontratave dhe nuk po rinovojnë me ekipet respektive.

Levaaaaaaa
Levaaaaaaa

Jo vetëm kaq, sipas AS, së fundmi në listë është përfshirë edhe Romelu Lukaku. Sulmuesi belg po kalon një moment jashtëzakonisht të vështirë në Londër.

Lukaku
Lukaku

Nëse situata me klubin e Chelsea do të zgjidhet brenda këtij sezoni, pra nëse Chelsea i hapet dyert për të shituar dhe blerë lojtarë, e sigurt është se Lukaku është i pari që do të largohet, ka nisur që tani të bëjë gati “valixhet”, nga kjo situatë kërkon të përfitojë edhe Barcelona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb