Man.United mbetet në kërkim të një “bomberi”, afrimi i Weghorst është i përkohshëm, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Sipas Daily Mail, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i plotësojnë këtë dëshirë trajnerit Ten Hag, në verë do të hidhen në sulm për të gjetur “bomberin” e aq shumë dëshiruar.

Gjithnjë sipas Daily Mail, në listën e dëshirave të “djajve të kuq”, nuk është vetëm Harry Kane, por dhe sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen.

Mail
Mail

Nigeriani nuk është një risi në listën e United, e kanë kërkuar edhe më herët. Risi në këtë pikë është emri i Benjamin Sesko i Salsburg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb