Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në listën e personazheve që paguheshin nga qeveria greke. Në një postim në Facebook Salianji sqaron se nuk ka marrë asnjë cent dhe se nuk ka asnje lidhje me këtë histori.

Salianji deklaron se lista është e qeverisë shqiptare dhe është përdorur për të krijuar një ‘tymnajë’ për të larguar vëmendjen e publikut nga çështjet me rëndësi në vend.

Reagimi i plotë
Kanë qarkulluar disa “listpagesa greke” në portalet e sponsorizuara nga Qeveria dhe PS. Janë lista që dukshëm janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes.Greqia ka politikën e saj, ne kemi detyrimin tonë kombëtar të zbulojmë nëse miliona Eurot janë përdorur për të ndikuar në politikanë apo zyrtarë të administratës publike. Shteti jonë, çdo qytetar, apo çdo deputet ka detyrimin të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve te paligjshme ne administrate apo politikë.
Shqiptarët sot duhet ta dinë që 54 milion Euro mund të përdoren lehtēsisht për të ndikuar negociatorët apo ministrin e negociatave me detin, konteksti i ri i bën problematike deklaratat që Greqia e ka zgjeruar me 12 milje hapesiren detare të saj.
Meqë qeveria ka bërë një listë për te bere pis dhe mgaterruar shqiptaret, tregon që ka interes të madh për tymnajë.
Unë i përfshirë pisët në këtë listē te financuar nga qeveria Shqiptare deklaroj me përgjegjësi të plote qe asnje cent dhe asnje lidhje nuk kam me kete histori, kushdo që përfiton para të palighshme per me teper nga nje shtet tjeter duhet të dënohet për tradhëti kombêtare dhe te flaket nga politika dhe institucionet.

Screenshot 2

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb