Kompania Baykar, ka vendosur t’i dhurojë Lituanisë një dron luftarak TB2 Bayraktar.

Lituania ka vendosur që dronin e dhuruar ta transferojë në Ukrainë. Në fakt, populli lituanez, mblodhi 6 mln euro për ta blerë atë, por kur pronarët e Baykar mësuan përpjekjet e popullit lituanez vendosën ta dhuronin atë pa pagesë.

Sipas ministrisë, e cila kishte thënë javën e kaluar se do të organizonte blerjen e fluturakes, do të “ngjyroset” me ngjyrat e flamurit lituanez dhe ukrainas.

“Ne erdhëm në Turqi për të rënë dakord për kushtet për blerjen e dronit, por ata përgatitën surprizën më të këndshme të mundshme për ne”, citohet të ketë thënë në një deklaratë zëvendësministri i Mbrojtjes, Vilius Semaska.

Baykar konfirmoi dhurimin e tij në një postim në Tëitter që përfshinte fotografi të Semaska-s me një dron në ambientet e tij.

“Populli i Lituanisë ka mbledhur fonde për të blerë një Bayraktar TB2 për Ukrainën. Pasi mësoi këtë, Baykar vendosi t’i dhurojë Lituanisë një Bayraktar TB2 pa pagesë dhe kërkon që ato fonde të shkojnë në Ukrainë për ndihmë humanitare”, ka thënë kompania.

Kujtojmë se qindra njerëz u angazhuan për të blerë dronin për Ukrainën si një shfaqje solidariteti në luftën e saj kundër Rusisë, e cila dikur sundonte
gjithashtu Lituaninë.

Një total prej 5.9 milionë eurosh (6.2 milionë dollarë) u mblodhën në vetëm pesë ditë e gjysmë, kryesisht në donacione të vogla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb