LITUANI- Britania e Madhe, Danimarka, Estonia dhe Lituania i kërkuan sot Bashkimit Evropian të hartojë një plan për t’iu përgjigjur fushatës të propagandës ruse, në kuadër të krizës ukrainase.

“Rusia po zhvillon shumë shpejrr fushatën e desinformacionit dhe propagandës, në përgjigje asimetrike me fuqinë ekonomike të Perëndimit”, deklaruan shefat e diplomacisë së katër vendeve të Bashkimit Evropian në një letër.

“Në të njëjtën kohë, media e lirë në Rusi është shtypur nga qeveria, frikësuar dhe shtyrë jashtë jetës publike, ndërkohë që media e huaj është bërë objekt diskriminimin dhe është detyruar të mbyllet”, shkruajnë ata.

Drejtuar shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, teksti konfirmon se propaganda ruse po kërkon të dobësojë bashkimin e BE-së dhe Perëndimit.

Moska është akuzuar disa herë nga Kievi dhe Perëndimi se po kryen një luftë informatike për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: