TIRANË

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, po jep mesazhin e saj të parë në vendin tonë.

Ambasadorja Yuri Kim e nisi mesazhin e parë me marrëdhëniet e ngushta dhe të vjetra mes SHBA dhe Shqipërisë, duke thënë se 100 vite më parë, presidenti amerikan ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e bëri.

Më tej, kryediplomatja amerikane solli në vëmendje dhe periudhën e errët të diktaturës në Shqipëri, duke u shprehur se edhe pse dy qeveritë morën rrugë të ndryshme, ato qëndruan pranë njëria-tjetrës.

“Bie pak shi, por pjesa ime është plot me diell. Sot i paraqita letrat kredenciale presidentit dhe patëm një bisedë shumë të mirë me të. Që të dy theksuam përkushtimin që ndajmë, përforcimin e marrëdhënieve mes dy vende. Jam e nderuar që Trump e Pompeo më besuan këtë detyrë.

100 vite më parë, presidenti i SHBA ngriti zërin për Shqipërinë, kur askush nuk e beri. Më vonë, SHBA hapi rrugën që Shqipëria të anëtarësohej në Ligën e Kombeve. Siç ne të gjithë e dimë, pas Luftës së Dytë Botërore, të dy qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Por edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra-tjetrën, ne qëndruam pranë njëri-tjetrit.

Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim përmes Zërit të Amerikës, i cili jo vetëm transmetonte lajme, por edhe shkëndija shprese. Shkëndija e shpresës ndezi shpejt Shqipërinë, dhe ne qëndruam me ju prej 1990. Është një moment për të cilin duhet të ndiheni krenar e me të drejtë”, tha Yuri Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb