Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lidhjet e tij me drogën.

Sipas Bashës, autoritetet italiane dhe antimafia e Leçes kanë prova të vërteta se deputeti socialist është kapur në flagrancë në trafik droge.

“Për 4 vite Rama ka bllokuar çdo hetim, ai ka hequr nga puna e burgosur oficerët e policisë si Dritan Zagani. I ka quajtur kriminelë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë Habilajt me shokë, mtë ndihmuar nga Tahiri kryenin trafik armësh e droge. Antimafia italiane ka paraqitur prova konkrete të trafikut të drogës nga Habilajt të ndihmuar nga Tahiri dhe policë. Ka treguar se si klani i Tahirit është kapur në flagrancë në trafik droge,” tha Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: