Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Fierit i rrethuar nga mbështetës të tij demokratë.

Ai është pritur veçanërisht nga kryetari i degës dhe deputeti i PD, Luan Baçi teksa e kanë shoqëruar nga deputetët e tjerë Flamur Noka dhe ish-deputetët Gent Strazimiri dhe Astrit Veliaj.

Kjo është foltorja e dytë që mban Berisha pas asaj të Tiranës. Ai ka nisur një tur takimesh për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Berisha e konsideron Bashën si ish-kryetar të PD teksa kërkon një referendum brenda PD ku të jetë anëtarësia që të shprehet për vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i demokratëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb