Pas deklaratave të forta të bëra jashtë selisë së PD, ish-kryeministri Sali Berisha është ulur në një kafene aty pranë.

Siç shihet dhe në pamje, Berisha është ulur në kafene, i shoqëruar nga mbështetësit e tij, ku në krah të tij janë ulur Floriana Garo, Bujar Nishani e të tjerë, si dhe gazetarët, të cilëve iu ka kërkuar të lënë mikrofonët dhe të ulen për kafe, meqë siç theksoi vetë ai, nuk i ka ftuar për Vit të Ri.

Gjatë bisedës me gazetarët dhe mbështetësit, Berisha nuk i ka kursyer dhe “thumbat” për Bashën, teksa është shprehur mes të tjerash se “Ku është i zoti i lokalit, kafe mercenarëve të Bashës mos iu servirni, u thoni s’keni punë këtu. Nuk është puna t’i diskriminojmë, por të shkojnë në shtëpitë e tyre, janë në mision të gabuar, misioni ynë ka qëllim t’i shërbejë qytetarëve”.

Më tej, po me ironi, Berisha ka shtuar se “raki në orar të punës në asnjë mënyrë, se trembet Gazi”.

Ndërkohë, jashtë selisë blu ai hodhi akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa iu bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme para Partisë Demokratike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb