Më në fund pas më shumë se një viti pritje, startojnë Lojërat Olimpike. Tokio mirëpret aktivitetin më të madh sportiv në botë, ku më shumë se 11, 238 atletë nga 204 shtete garojnë në 33 sport dhe 50 disiplina. Ashtu siç ishte parashikuar, ceremonia hapëse ishte shumë “private”, teksa në stadium ishte afro 1 mijë persona, pjesa më e madhe funksionarë dhe të ftuar, kjo e kushtëzuar shumë nga rregullat e imponuara nga COVID-19.

E qartë, e thjeshtë dhe me momente të inspiruara nga drama që pandemia COVID ka shkaktuar në mbarë botën”, kështu nisi ceremonia e Lojërave Olimpike, ku organizatorët u kujdesën ti tregonin të gjithë botës se sa e vështirë ka qenë të besh sport këtë periudhë, ku sportistët ishin të detyruar të stërviteshin në shtëpitë e tyre, për shkak të karantinës. Më në fund jeta iu rikthye normalitet dhe këto Lojëra Olimpike janë mesazhi më qartë që jeta vazhdon.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shqipëria parakalojë në stadiumin Olimpik të Tokios me nëntë sportistët elitarë, ku flamurin kuqezi e mbante dyshja Luiza Gega-Briken Calja. Shqipëria kërkon të shkruaj historinë në këto Lojëra ku pretendojnë të sigurojnë medalje, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Peshëngritësi Briken Calja është pikërisht shpresa më e madhe e Shqipërisë për tu futur në zonën e medaljeve. I pari që do të konkurrojë për shquipërinë më 24 korrik është gjimnasti Matvei Petrov, një tjerë sportist ku pritshmëritë janë shumë të larta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: