Kanë përfunduar 8 ndeshjet e fundit të fazës në grupeve të “Champions League” ku janë mësuar përfundimisht skuadrat që do të plotësojnë 16-n për turin tjetër, me eliminim direkt.

Në Grupin E Liverpul ka triumfuar frikshëm 7-0 kundër Spartak Moscoë duke siguruar vendin e parë, ndërsa më tej kalon edhe Sevillia që është ndalur me një barazim 1-1 kundër Maribor në Slloveni. Rusët nuk do t’a mbyllin këtu aventurën e tyre në Europë pasi do të kalojnë në “Europa League”.

grupi e

Në Grupin F Feynord ka marrë fitoren e parë pasi ka mundur Napolin me rezultatin 2-1, por të dyja skuadrat e përfundojnë këtu aventurën në “Champions”. Ngushëllimi për italianët është se do t’i bashkëngjiten Milan, Arsenal, At. Madrid, Dortumnd e shumë skuadrave të tjera në “Europa League”. Vemdi i parë i takon Manchetser City-t ndërsa i dyti ukrainasve të Shakhtar.

grupi f

Në Grupin G Besiktas e Porto janë skuadrat fatlume që kalojnë më tej duke marrë fitore edhe në ndeshjen e fundit respektivisht kundër Leipzing e Monaco. Gjermanët do të vijojnë aventurën në “Europa League” ndërsa për francezët të cilët sezonin e kaluar arritën deri në finale të “Champions League” do të duhet t’i thonë mirupafshim Europës.

grupi g

Në Grupin H Tottenham dhe Real Madrid nuk e kanë diskutuar kalimin më tej, duke marrë fitore edhe në ndeshjet e fundit. Çuditërisht në këtë grup real Madrid e mbyll i dyti ndërsa Dortumund dorëzohet pa kushte duke përfunduar në “Europë League”.

grupi h

Në përditësim

Rezultatet

FC Porto 5 – 2 Monaco

9-Aboubakar, 33-Aboubakar, 45-Brahimi, 61-Kamil Glik, 66-Telles, 78-Falcao



Feyenoord 2 – 1 Napoli

2-Zielinski, 33-Jorgenssen


Liverpool 7 – 0 Spartak Moscow

4-Coutinho, 15-Coutinho, 19-Firminho, 47-Mane, 50-Coutinho, 76-Mane



Maribor 1 – 1 Sevilla

10-Tavares, 75-Ganso

RB Leipzig 1 – 2 Besiktas

10-Negredo

Real Madrid 3 – 2 Dortmund

8-Mayoral, 13-Ronaldo, 43-Aubameyang, 49-Aubameyang



Shakhtar Donetsk 2 – 1 Manchester City

26-Bernard, 33-Ismaily


Tottenham 3 – 0 APOEL

20-Llorente, 38-Son, 80-N’Koudou G.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb