Tre ditë pas takimit me kryeministrin grek Kiriakos Mitzotaqis gjatë prezencës së tij në New York, Edi Rama ka dhënë detaje nga ajo çka ka biseduar me homologun e tij. Ai tha se si takimi i parë ishte prezantim miqësor, ndërsa shtoi se u diskutua për zgjidhjen e çështjeve të vjetra dhe të mbartura.

“Ishte takimi i parë. Një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar para një proces të nisur, të diskutimit të hapur dhe të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbajtura. Ashtu sikundër ka një dëshirë të përbashkët për të hedhur hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin bilateral në çdo plan dhe padyshim në planin ekonomik.”, tha Rama.

Takimi mes dy liderëve erdhi pak kohë pas një deklarate të fortë që bëri kryeministri grek Mitsotakis, e publikuar pak ditë më parë nga Kathimerini.

Kushti i Mitsotakis për të dhënë votën pro Shqipërisë ishte trajtimi i minoritetit grek në vendin tonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb