Kryeministri Edi Rama ka nisur sërish një tjetër bashkëbisedim në Facebook me qytetarët teksa pak momente më parë u mbajt protesta e gjashtë kundër rritjes së çmimeve.

Rama është shprehur ashpër sërish ndaj protestës për të cilën tha se është një degradim e turp.

“Ka pasur lloj protestash, të dhunshme, që kanë degraduar, por protestë më të turpshme se sa kjo as nuk ka pasur dhe as nuk ka si të ketë. Në asnjë vend askush nuk ka dalë të protestojë kundër qeverisë së vet. Asnjë qeveri sot përfshirë edhe tonën nuk është arsye për të protestuar për pasojat e  e luftës, luftë që nuk është nisur nga dhe nuk e ndalim ne.

Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste tha se  mos ta lëmë të na shpëtojë kjo mundësi se nuk e kapim dot më. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i  dretpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb e shtet nga ky reagim sim cili mund të gëzojë ata që e nxiin dhe ata që janë në Kremlinin. Nëse hipotetikisht do të ishim në muajin e 3-4 të luftës dhe qeveria mos të kishte reaguar fare do të ishte normale.”

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb