Padyshim që historia e saj bëri xhiron në rrjetet sociale. Nusja e djalit u kap mat në dhomën e gjumit nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Historia në fjalë ndodhi në Librazhd.

Sot emisioni “Me zemër të hapur” në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti do të përballë live nusen e re 20-vjeçare dhe vjehrrën e saj, ku secila palë do të thotë versionin e saj.

Në radhë të parë të falënderoj që je pjesë e emisionit. Ti ke versionin tënd. Prej sa vitesh je e martuar?
Prej 3 vitesh.

Je 20 vjeç?
Po!

Do të thotë se ke qenë 17 vjeçe. Si u bë kjo martesë?
Isha fëmijë dhe ma mbushën mendjen, se dija ça do ndodhte dhe pranova. Ma mbushi mendja familja e burrit dhe babai im më thoshte: është familje e mirë. Ma mbushën mendjen dhe ma bënë top: është familje e mirë.

Kur thua ‘familjarët’, ata kanë qenë prezent?
Të dy, vjehrri, vjehrra që ma mbushën mendjen.

Ku të njihnin ata?
Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty. Dhe më njohën. Ishte vjehrra që më zgjodhi.

Prej sa vitesh jeton burri në Gjermani?
Dy vite. Kur jam njohur, ka qenë disa kohë këtu dhe erdhi tani një muaj dhe më pas iku prapë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: