Milani është zyrtarisht kampione e Italisë. Kuqezinjtë rikthehen te titulli pas 11 vitesh pritje (19 trofe kampionati në total) dhe zbresin nga froni Interin.

Për të parë se kush do ia dilte të merrte Skudeton, u desh të prisnim javën e fundit. Në Reggio Emilia duhej 1 pikë, por “Djalli” mori 3 të tilla, pasi triumfoi 0-3 ndaj Sassuolos.

Sezon me ulje ngritje, por i suksesshëm. 86 pikë për të prekur historinë sërish dhe për të qenë në krye të Serie A, aty ku e meriton.

Olivier Giroud do vinte menjëherë në provë vendasit, me anë të një goditje me kokë. Gjithsesi, Consigli do tregohej i vëmendshëm.

 

 

 

Tifozët kuqezi do festonin në minutë ne 17-të. Olivier Giroud merr një top nga Leao, me këtë të fundit që u shkëput mirë nga krahët. Sulmuesi francez çoi sferën pas shpinës së portierit.

 

 

 

 

Gol Copy Paste në minutën e 32-të, me Leao-Giroud që kombinohen më së miri.

 

 

Brenda fraksionit, radhën do e kishte Kessie.

 

 

Pjesa e dytë ishte disi më e fjetur, pasi fati i takimi ishte vulosur.

Nata do jetë e gjatë për të gjithë kampin e kuq, pasi tashmë do festojnë për këtë arritje.

 

Inter 3-0 Sampdoria

Kjo është një nga fitoret që te Interi s’do donin t’i merrnin kurrë. Zikaltërit mposhtën 3-0 Sampdorian, por kjo nuk ishte e majftueshme për titullin, pasi tashmë duhet t’ia dorëzojnë rivalëve të përjetshëm.

Ekipi nga Genoa do tregonte se nuk kishte ardhur për shëtitje në Milano, pasi që në minutë ne 10-të, një top në zonë i Candrevas shkakton panik. Aty ishte Dumfries, që spastroi zonën.

 

 

Zikaltërit në të 25-tën i afrohen golit të parë, por Audero i thotë JO Lautaros.

 

 

Pjesa e dytë pa interistët në epërsi të dyfishtë (51′ dhe 54′), falë Perisic dhe Correa.

 

 

 

 

Sampi do binte moralisht dhe do shikonim menjëherë një show të Correas, që bën veprime të bukura në zonë. Përfundimi dihet.

84 pikë për djemtë e Inzaghit që duhet të lejnë pas gjithçka dhe të shikojnë nga sezoni i ardhshëm, me shpresën se do rikthehen sërish kompetitiv.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: