3 pikë në tre ndeshje zbejnë shumë shanset e Shqipërisë për tu kualifikuar në “Euro2020”. Kuqezinjtë pësuan një humbje të rëndë në transfertë kundër Islandës ndërsa këtë të martë përballen me Moldavinë në “Elbasan Arena”.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja flet përpara këtij takimi në konferencë për shtyp nga qendra stërvitore e ekipit kuqezi.

Skema 3-5-2- “Unë nuk pashë probleme në këtë repart, por në sulm jam dakord. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë.

Ndryshimet- “Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhje pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë.

Potenciali i skuadrës- I kemi të gjitha mundësitë, na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më para. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe pjesët e fushës që munguan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb