Kameramani i News 24, Ervin Daja ka rrëfyer vrasjet më 21 janar 2011, duke thënë se fillimisht nuk po e kuptonte se kishte viktima, por me kohën u kuptua se ishin kryer ekzekutime.

OPERATORI I NEWS 24 ERVIN DAJA

Kur ra i pari isha në dyshim. Kur ra i dyti që ishte sipër te pedana që ka qenë dhe ngjitur me kolegun tonë gazetarin Fatos Mahmutaj isha 100% i bindur që aty kishte të vrarë. Më pas mora redaksinë dhe i thashë që ka të vrarë në bulevard, ato donin ta konfirmonim e unë isha 100% i sigurt.

Pamjet e vrasjeve nuk ishin live sepse ishte prerë transmetimi live ishin prerë kabllot që shkonin nga kamera ime tek ballkoni i kullave deri te makina e direktes që ishte tek cepi I kryesisë së kuvendit. Nuk e kuptuam asnjëherë se pse ishin prerë kabllot apo se kush i preu te prerë kabllot por një gjë është e sigurt që nuk ishte rastësore sepse kishte disa media live dhe të gjithë kabllot e të gjitha mediave ishin prerë.

SOKOL BALLA

Në minutat e fundit të asaj proteste… ajo nuk ishte më një protestë, praktikisht 4 protestuesit nuk janë vrarë kur ata po kryenin një aktivitet kundër forcave të rendit, nuk di nëse mund të klasifikoj Ziver Veizin e Hekuran Dedën… Hekuran Deda i ndjeri e përjashtoi veten me xhirimin që doli më pas që ai s’kishte shkuar fare për të marrë pjesë në protestë dhe me gjasë nuk ishte as mbështetës i Partisë Socialiste, ZIver Veizi të gjithë e kemi parë, është goditur në kurriz duke bërë një xhiro kurioze para Kryeministrisë, dy personat e tjerë që humbën jetën, sigurisht ishin njerëz aktiv në protestë, njëri prej tyre, Faik Myrtaj i cili thuhet se mori pjesë në djegien e palmës së famshme bri ministrisë dhe Aleks Nika ishte aktiv në protestë, ama të dy ata janë vrarë në distancë larg kryeministrisë. Kështu që nuk mund të thuash që këta  u vranë në momentet kur protesta po zhvillohej. Këta u vranë në momentet kur protesta po mbaronte. Besoj ishin 20, 30, 50 veta maksimumi që më tepër silleshin vërdallë dhe me shumë ngacmoheshin sesa  përlesheshin me ta.

ERVIN DAJA

Unë isha pozicionuar jo pa qëllim tek ballkoni i kullave dhe siç e thashë edhe më sipër që eksperienca na tregon që ku ka protesta masive aty mund ta kontrollosh gjithçka me qetësi. Në momenti kur ra dera e kryeministrisë për mendimin tim instiktive e imja ishte se aty mund të ishte lajmi sepse njerëzit do tentonin të futeshin brënda ndërkohë që gjatë gjithë ditëve para protestës ishte thënë që nuk do lejohet asnjë të futet brënda dhe instiktive ishte që aty mund të ndodhte diçka. Aty po goditeshin me gurë filluan po qëlloheshin dhe instiktive e imja ishte që aty mund të ishte lajmi tek dera.

SOKOL BALLA

Por mendoj që gjithë enigmën e pucit të shtetit në atë aktin final të afrimit të kryeministrisë e sqaron vetëm një pyetje: Kush e hapi derën e gardhit mbrojtës të kryeministrisë, sepse dera nuk është shembur, dera është hapur dhe unë e kam parë hapjen e derës me sytë e mi, nuk e kanë hapur protestuesit?

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb