TIRANE- Deputeti i PD Eduard Halimi ka bërë disa pyetje në seancën e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandati të Saimir Tahirit që i hap rrugë arrestimit të tij. Halimi tha se ato që tha komisar Dritan Zagani ishin të vërteta dhe nëse do i kushtohej rëndësi nuk do ishte bërë trafik droge e armësh nga familja Habilaj.

Ne kemi lexuar dosjen me 400 faqe dhe me 1000 faqe dhe sipas këtyre materialeve rezulton se grupi kriminal i Habilajve kanë trafikuar drogë të qetë për 4 vite me gomone dhe me makina. Sot a jeni të bindur ju se ka prova të mjaftueshme se makina me targa AA003 GB është përdorur për trafik droge? Dritan Zagani ish oficer policie i shpalli luftë policisë. Kush është llumi në këtë mes? Komisar Dritan Zagani ka pasur një betejë në bandën kriminale të Habilajve dhe Rama e quajti zagar. Ju nuk çuat policinë në derën e familjes Habilaj. Sot ato që tha komisar Zagani dolën të vërteta. Nëse ju do kishit mbajtur anën e Zaganit familja Habilaj sot nuk do kishte trafikuar drogë e armë. Si ish ministër i Brendshëm  familja Habilaj për 2 vite trafikoi armë dhe drogë“- tha Halimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: