KORÇË

Vikena Kamenica ka hapur ‘siparin’ e këngëve në Festën e Birrës në Korçë. Atmosfera tashmë është ndezur dhe qytetarët festojnë me këngët e Kamenicës dhe Birrën Korça e Tirana.

Mijëra qytetarë kanë shkuar që në ditën e parë në Korçë, raporton gazetarja Erjola Jata për BalkanWeb.

Nata e parë nuk përfundon këtu, pasi mijëra qytetarë janë në pritje të këngëtarëve Lefteris Pantazis dhe Devis Xherahu që do të ndezin skenën tek terminali i autobusave në Korçë.

Ndërkohë përveç mbrëmjes së sotme ka dhe 4 netë të tjerë feste për të përfunduar të dielën.

Në Festën e Birrës së Korçës ka shumë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Po ashtu vihet re një interes jashtëpritshmërive veçanërisht për Birrën Korça.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb