Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët.

Në fokus të deklaratës së tij, nga zhvillimet për Shqipërinë në Bruksel, te akuzat e së enjtes në parlament dhe organizimi i protestës së 7 korrikut. Lidhur me moshapjen e negociatave, Berisha tha se Ky ishte udhëtimi më skandaloz në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë nga një përfaqësues i saj dhe se dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat.

“Ky ishte udhëtimi më skandaloz në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë nga një përfaqësues i saj. Ky ishte udhëtimi i cili dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat, nuk e pranojnë për interlokutor dhe se në mënyrë absolute shkak themelor nuk është Bullgaria, por siç ia tha edhe padroni i tij Aleksandër Vuçiç janë disa vende të BE-së të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb