TIRANE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka dalë nga selia e partisë që drejton për t’iu bashkuar protestuesve, ndërsa ka përqafuar një vajzë të vogël e mbuluar me flamurin europian. Kryemadhi tha se protestat nuk duhet të quhen më protesta të opozitës, por të shqiptarëve të cilët duan më shumë punë e taksa të ulëta.

“Protestat nuk do të mbarojnë deri sa të mbyllet kjo vuajtje e jashtëzakonshme. Problemi nuk është te metodat, vjen te mënyra në të cilën është organizuar struktura kriminale e Ramës. Me procesin farsë mori goditjen ballore, dhe ndërkohë kemi një varfëri të jashtëzakonshme, një largim në masë të të rinjve. Janë protesta të shqiptarëve, protestat janë për të zgjidhur përfundimisht tranzicionin. Nuk ka bërë vaki që ky reagim qytetar i Shqipërisë, këtë reagim kaq të madh Shqipëria e ka patur vetëm në vitet ’90 kur u ngritën kundër regjimit.” Tha Kryemadhi për mediat, ndërsa komentoi edhe votimin në parlament për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për presidentin Meta.

“Është një parlament që vjen si rezultat i parave të krimit. Sot shqiptarët nuk kanë hallin e karriges së Metës, të gjithë thërrasin se duan punë, taksa të ulëta, BE, me këtë qeveri Shqipëria nuk do jetë kurrë në BE, Rama po e con vendin drejt një izolimi total. Kapja e reformës në drejtësi, e ekonomisë shqiptare për ta kthyer në lavatrice të parave te pista e drogës, dhe këtë se thotë opozita por ndërkombëtarët.” Vijoi më tej Kryemadhi. Sa i takon protestës së sotme Kryemadhi u shpreh se ajo do të jetë paqësore,ashtu si të gjitha protestat e opozitës, ndërsa theksoi se , cdo provokim i Lleshajt me shokë, kanë dështuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb