Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur për sulmin kibernetik mbi faqet qeveritare. Ai theksoi se është sulm nga një shtet, por që nuk është identifikuar ende nga dy shtetet e dyshuara.

“Sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme.

Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa më delikate. Për ato që lidhen me bazën e shtetit, me inventarin, krijojnë panik.

Nuk është në praktikën tonë që të ndërmarrim hapa gjyqësore ndaj mediave. S’do bëj asnjë akuzë as nuk dua të ngre teori konspiracioni dhe se kush e ka ndjekur pas. Ky është një sulm, bombardim që nuk vjen nga qielli, por përmes internetit. Një bombardim shumë i rëndë. Koha e marrë për të ngrirë sistemet e bombarduara, është kohë rekord. Këto janë debate që do e i dëgjoni dhe nga super ekspertët amerikane.”, deklaroi Rama.

Folët për dy shtete që janë sulmuese. A mund të tha thoni se cilët janë?
S’dua të spekuloj se kjo është shumë serioze. Në momentin që do të kemi prova të mjaftueshëm do të marrim aksionin konkret të natyrës diplomatike. Arsyeja që jemi përpjekur të informojmë publikun, është se kemi qenë në një luftë që bombardon sistemet tona.

Do kërkoni dëmshpërblim ndaj atyre shteteve?
S’ka vend për të arsyetuar ndaj këtyre shteteve në mënyrë logjike që bëhen nga ligjet ndërkombëtare. Nga ana tjetër do të duhet të marrim hapat tanë. S’mund të marrin nëpër gojë dy shtete, jo miqësore me Shqipërinë, nuk ka pse ai shtet që nuk është i përfshirë, të merret në gojë.

A tregoi brishtësinë e institucioneve të mbrojtjes ky sulm?
Ky sulm i fortë, shumë i fortë, ka treguar forcën e sistemit tonë. Pasi rënia e sistemit në një moment të caktuar, është diçka që ndodh edhe në SHBA, jo vetëm në Shqipëri. Mbyllja e dyerve për t’u mbrojtur është pjesë e një mase në këtë proces. Nuk dua të bëj ekspertin kibernetik. Skuadra përfundon brenda kësaj fundjave risistemimin e platformave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb