Bayerni ka fituar trofeun e parë sezonal, pasi në finalen e Superkupës së Gjermanisë triumfoi 3-5 me Leipzig në Red Bull Arena.

Në minutën e 14-të, pas një rrëmuje në zonë, Musiala lëshoi të djathtën tokazi, duke dërguar topin pas shpinës së Gulasci.

Në minutën e 30-të, Sadio Mane do realizonte golin e parë sezonal në një ndeshje zyrtare. Sulmuesi senegalez nuk do e kishte të vështirë të çonte topin në rrjetë, pas një pasimi të Gnabry.

Atëherë kur pritej të mbyllej pjesa e parë, Pavard do finalizonte me sukses një aksion tipik për lojën e Bayern.

Pjesa e dytë do niste me dëshirën e madhe të Leipzig për golin e nderit. Ekipi i Tedescos do e gjente atë në minutën e 60-të, me Halstenberg M.

Në të 65-tën, Gnabry përfiton pasi një mbrojtës i vendasve nuk largon topin siç duhet.

Leipizg do fitonte një penallti (76’), pasi Pavard bën një ndërhyerje në zonë. Për arbitrin Schroder nuk ka dyshime, 11-metërsh. Gol i bukur nga i zakonshmi Nkunku, teksa Neuer nuk e pret dot topin, edhe pse e kupton krahun.

Asgjë për të ndryshuar diçka në këtë takim, me golin e Olmo që vlen thjeshtë për statistikë.

Në minutën e 98-të një gol i Sane i shton bukurinë akoma më shumë trofeun të parë sezonal.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: