Pas një mungesë të gjatë si pasojë e krizës që solli Covid-19, është radha e ekipeve përfaqësuese të zbresin në fushë. Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve nga transferta Bjelloruse, rivali i parë dhe një ndeshje delikate në çdo aspekt. Si të gjithë ekipet e tjera, edhe Shqipëria është e detyruar të përshtatet me kushtet e reja të imponuara nga Covid-19, lojtarë që e kanë të vështirë të grumbullohen apo në formë jo të mirë fizike si pasojë e mungesës së gjatë të aktiviteteve sportive. Të gjithë këto faktorë ndikuan jo pak edhe në listën e publikuar nga Edi Reja për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve. Ekipi kuqezi ndodhet në Minsk me një grup jo të plotë por më dëshirë dhe entuziazëm për të arritur një rezultat pozitiv. Në konferencë për shtyp trajneri Edi Reja u shfaq i shqetësuar për gjendjen fizike të grupit ndërsa theksoi se do ti besoj grupit më të cilin mbylli kualifikueset “Euro2020”:

Kush luan nesër? Nuk do të bëjmë eksperimente ndeshjen e nesërme. Do të luajnë lojtarët e zakonshëm që ju i njihni. Kemi humbur miqësoret që i kemi programuar në mars dhe qershor. Do të ketë kohë për lojtarët e rinj që t’i provojmë. Formacioni do të jetë ai që ka qenë në ndeshjet e fundit.

Shqetësimet- Më shqetëson gjendja fizike e lojtarëve. Jam i kënaqur për mënyrën si e kam gjetur grupin. Ka një armoni të mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje.

Mungesa e Memushajt- Do të jetë e vështirë pa cilësitë e Memushajt. Mund të provojmë Laçin, por edhe ai ka pasur disa probleme fizike. Nëse nuk do të zgjedhim dot Laçin, do të zgjedhim Abrashin, i cili mund ta bëjë në atë rol.

Hysaj në treshen e mbrojtes? Nuk kam ndërmend ta vendos Hysaj në mbrojtje. Vrapon shumë është në formë të mirë, mund të bëjë fashën e djathtë shumë mirë. Te Napoli ka kaluar një fortë të mirë, shënoi gol dhe nuk kam ndërmend ta rreshtoj në treshen e mbrojtes.

Rikthimi i Sadikut- E kam marrë në konsideratë faktin që mund të luajë Sadiku me Cikalleshin. Sadiku lëviz shumë, ka njohje shumë të mirë me portën dhe është në formë të mirë. Kemi dhe Balajn që ka shfaqur një formë të mirë në stërvitje, shënoi 3 gola në miqësore. Nuk më shqetëson faza sulmuese, kam alternativa dhe lojtarë që gëzojnë formë të mirë.

Kundërshtari- Do ishte rezultat i mirë të merrnim 4 pikë në ndeshje. Luajmë kundër Bjellorusisë që ka nisur kampionatin dhe është në formë të mirë. Shpresoj që ta kompensojmë formën e mirë me dëshirën e madhe për të dhënë maksimumin.

Biseda me Dukën- Me presidentin folëm për situatën e tanishme dhe të pazakontë nga COVID, duhem që mos ndodhë gjë gjatë 90 minuta. Kam marrë një hajmali. Kemi 3 zëvendësime që për mua janë pak. Do ishte më mirë të kishim 5 zëvendësimet si në kampionatet e tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb