Marash Kumbulla dhe Myrto Uzuni, dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, flasin përpara kualifikuese në Ligën e Kombeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Dy talentet e futbollit kuqezi shprehen të gatshëm për Kombëtares, dy lojtarë që po kalojnë një formë të shkëlqyer në ekipet respektive dhe kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në Kombëtare. E gjithë vëmendja është e përqendruar tek lojtari i Romës i cili pritet më në fund të aktivizohet si titullarë nga trajneri Edy Reja. Të gjithë lojtarët e përfaqësueses kërkojnë të lejnë pas atë humbje zhgënjyese ndaj Lituanisë dhe ndaj Kazakistanit kërkojnë 3 pikët në transfertë:
Kumbulla: Kalimi te Roma? Jam i hapur me këtë hap, kam shkuar në një klub me histori në Itali. Ndoshta më ndihmon me kombëtaren. Trajneri është ai që vendos. Me rëndësi është që kombëtarja të luajë mirë dhe të ruajë rezultate”.

“Problemet në mbrojtje? Nuk është vetëm problem i mbrojtjes, mbron i gjithë ekipi. Do përmirësohemi në të gjitha repartet vazhdim. Unë nuk e di a jam titullar apo jo. Vendos trajneri. Shpresoj të luaj dhe të ndihmojë skuadrën. Jam mbrojtës i ri dhe nuk jam unë ai që bëj liderin. Janë Berati e Dermaku para meje që mund të bëjnë liderin. Trajneri nuk më ka kërkuar asgjë specifikisht. Duhet të stërvitem fort dhe të luaj me ekipin tim”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb