3 pikët e futura në transfertë përballë Bjellorusisë nuk do kishin të njëjtën vlerë nëse Shqipëria nuk fiton edhe të hënën në “Air Albania” kundër Lituanisë. Me atë trepikësh kuqezinjtë vendosën menjëherë kandidaturën si favoritë në Grupin C. Problemi më i madh për trajnerin Edy Reja është forma fizike e lojtarëve ndërsa pranon se kundër Lituanisë mund të ketë ndryshime në formacion por kurrsesi nuk ndryshon skemë për sa kohë ekipi i përgjigjet:

“Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janë shumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv.

Përsa i përket sulmit. Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edhe Mihajn, i cili është kandidat për të luajtur.

Për mesfushën, Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar.

Ndaj Bjellorusisë isha i kënaqur me rezultatin, por rruga nuk do jetë e lehtë. Nuk besoj se do ketë eufori. Do mbajmë insitet të lartë. Nuk isha i lumtur me sulmin që nuk ndihmuan në prapavijë. Në fillim nuk u bë ndeshja që ne donim, pasi jemi mësuar të bëjmë presing.

Ne kishim shumë muaj pa luajtur bashkë dhe ishte e vështirë për ta përgatitur ndeshjen. Jam i kënaqur me lojtarët që shpenzuan shumë energji, ndaj Bjellorusisë, që ishin në fushë prej një kohe të gjatë.
Roshi në sulm? Roshi është nga ata lojtarë që futet në lojë dhe zgjidh ndeshjen. I kam thënë futbollistëve që duhet të jenë të kënaqur edhe me 5 minuta në fushë. Unë do doja që të luajë më shumë ai, por është problem i modulit. Unë nuk mund të ndryshoj dot modulin në këtë kohë. Kam kohë që luaj me këtë modul dhe ekipi është përshtatur me këtë modul. E kam provuar me Roshin, por me të thënë të drejtën kam frikë se humbim ekuilibrat. Nuk është momenti për eksperimente.

Dëmtimet e Ramadanit dhe Ismajlit? Kanë disa probleme fizike. Më vjen shumë keq për ta, por nuk mund të jenë gati për ndeshjen. Mua më duhen 22 lojtarë për 2 ndeshje, për fat të mirë kemi lojtarë shumë të mirë, Kam parë Çekiçin, Laçin, të cilët janë në një formë shumë të mirë. Çepele dhe Broja gjithashtu kanë treguar formë të mirë. Broja më ka pëlqyer shumë, pasi ishte shumë mirë në anën fizike. Çepele është shumë i ri, por duket si një lojtar me eksperiencë.

Debutues ditën e nesërme? Sigurisht që mund të kemi debutime nesërm. Disa lojtarë mund të luajnë nga fillimi, por edhe nga stoli. Në sulm mund të bëj ndonjë ndryshim, kam 24 orë kohë dhe mund të vendos më pas për gjithçka”, u shpreh trajneri Reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: