LIGA E KAMPIONËVE– Sot ka nisur kompeticioni i shumëpritur i Ligës së Kampionëve, ku skuadrat elitare të Europës do të sfidojnë njëra tjetrën për trofeun e  “veshmadhes”.

Sakaq, Barcelona ka triumfuar në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve duke shpartalluar holandezët e PSV-së në shifrat e thella 4-0.

Protagonist absolut ishte Lionel Messi, i cili shënoi  3 nga katër golat e kësaj sfide. Golat e Barcelonës u shënuan në minutat 32’ 75’ 77’ dhe 87’. Skuadra spanjolle ka treguar edhe njëherë se është një nga pretendentët kryesorë të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Nga ana tjetër, skuadra e Interit ka fituar më përmbysje  në “San Siro” 2-1 ndaj skuadrës së Tottenham. Golat u shënuan nga Ikardi  në minutën e 86′ dhe Vecino në 90+2′, ndërsa tek anglezët autori i golit ishte danezi, Eriksen.

Spanjollët e nisën me vrull takimin duke venë në vështirësi të plotë skuadrën mike, pasi nën udhëheqjen e kapitenit Lionel Messi, spanjollët treguan supermaci në të gjitha repartet. Fitore dramatike ishte ajo e Interit, i cili përmbysi anglezët në fund të sfidës duke ndezur stadiumin “San Siro”.

Golat në sfidën Barcelonë-PSV:

Golat në sfidën Inter-Tottenham:

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb