Broja me shokë nuk mundën dot të jenë faktor në Premier League. Southampton pësoi disfatë 1-2 ndaj Liverpool, teksa tashmë titulli do të vendoset vetëm në javën e fundit. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp shkon në kuotën e 89 pikëve, 1 më pak se Manchester City.

Pjesa e parë mes tyre  përfundoi 1-1. Rastet nuk munguan nga të dyja krahët, duke zhvilluar kështu 45 minuta tejet intensive.

 

Southampton e nisi rrezikshëm takimin dhe menjëherë ishte Armando Broja që vuri në provë Alisson. Gjithsesi, portieri brazilian ishte në vendin dhe kohën e duhur.

 

 

 

Në minutën e 13-të, Redmond kalon vendasit në avantazh me një goditje të bukur, e cila shkoi pothuajse në trekëndësh.

 

 

 

The Reds do provonin të reagonin dhe do e bënin shumë mirë diçka të tillë me Minaminon në minutën e 27-të, me lojtarin që nuk festoi pasi më parë ka qenë pjesë e kundërshtarve.

 

 

 

 

 

Liverpool do rriste presionin dhe do shpërblehej në të 70-tën. Matip, si zakonisht, tregohet i saktë me kokë.

 

 

 

Sfida e fundit e kampionatit për gjigandët e Premier League do të jetë ndaj Wolves në shtëpi, sakaq do shpresohet se Manchester City nuk do fitojë me Aston Villa në Etihad.

 

 

Java e fundit:

 

666
666

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb