Është mbyllur me rezultatin 0-1 ndeshja e parë e Grupit B në Botëror ndërmjet Marokut dhe Iranit.

Marokenët edhe pse tentuar më shumë se iranianët në fund dolën të humbur. Ndeshja u vulos në minutën e 95-t kur pas një krosi në zonë futbollisti Bouhaddouz shënoi gol në portën e tij.

Gjyqtari e lejoi lojën edhe 2 minuta, por deri në vërshëllimën përfundimtare nuk pati ndryshim rezultati. Zhgënjim për marokenët të cilët tashmë janë më një këmbë jashtë Botërorit pasi 2 ndeshjet e ardhshme do t’i luajnë kundër Spanjës dhe Portugalisë.

Marok 0-1 Irani

Komenti i ndeshjes

90+7′ Përfundon takimi

90+5′ Irani kalon në avantazh falë një autogoli të Marokut

45+1′ Mbyllet pjesa e parë pa gola

1′ Nis takimi

Në orën 17:00 do të luhet ndeshja e parë e Grupit B për Botërorin “Rusi 2018” ndërmjet Marokut dhe Iranit.

Si Maroku ashtu edhe Irani kanë hedhur në fushë formacionet më të mira për të marrë 3 pikët të cilat mund të rrisin shpresat për kalimin e grupit, duke parë që në 2 ndeshjet e ardhshme do të ndeshen si me Portugalinë ashtu edhe me Spanjën.

Formacionet titullare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: