Interi është rikthyer në çerekfinalen e Champions League. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Porton, sonten në “Estadio de Dragao” mori një barazim 0-0 që i jep biletën për në fazën tjetër.

Portugezët do tregoheshin shumë të rrezikshëm në minutat e para, fillimisht me Uribe e më pas me Eustaqion. Zikaltërit do kundërpërgjigjeshin me Dzekon, por sulmuesi boshnjak s’do mundej dot të bënte ndryshimin. Di Marco do ishte hero i ekipit të Inzaghit, pas do shpëtonte skuadrën nga një gol i sigurtë i Evanilson.

Ekipi i Conceicao do rriste presionin në 45 minutat e dytë, por sërish do kishte vështirësi në konkretizim, goditje pa limit në drejtim të portës së mbrojtur nga Onana, pa rezultat. Të besuarit e Inzaghit do mbronin deri në fund rezultatin, duke marrë kështu një barazim që mban shijen e fitores.

 

Manchester City nuk diskutoi për asnjë moment kalimin në fazën tjetër, pasi sonte mundi 7-0 Leipzig (1-1 Ndeshja e parë).

Pjesa e parë do ishte fantastike për Erling Haaland, i cili do merrte për dore skuadrën drejt suksesit. Sulmuesi me pashaportë norvegjeze do shndërronte në gol një penallti në minutën e 22-të, ndërsa vetëm pas pak sekondash do realizonte përsëri.

Shfaqja e bomberit nuk kishte përfunduar ende, pasi në fundin e fraksionit përmbush 3-golëshin personal. Pjesa e dytë do niste aty ku përfundoi e para, edhe Gundogan gjeti rrugën e rrjetës. Haaland dukej i papërmbajtshëm, pasi u takua edhe 2 herë të tjera me golin. Në limite, pati kohë edhe për De Bruyne, i cili shtoi emrin në listën e golashënuesve. “Qytetarët” mbeten një nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb