TIRANE- Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe LRI po vijojnë me protestat kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndaj edhe sot, një grup të rinjsh janë mbledhur poshtë zyrën së Xhafajt, ndërsa kërkojnë largimin e këtij të fundit nga detyra.

Ka qenë kreu i FRPD-s Belind Këllçi ai që ka marrë fjalën i pari në protestë, ndërsa nuk ka kursyer sulmet për qeverinë Rama. “Te rinjte gjejne zgjidhjen per te ndalur emigrimin masiv te shqiptareve drejt Europes. Te cojme Ramen Xhafen e Tahirin me shpuren e rilindjes ne emigrim e te rrime 2 milione shqiptare ne vendin tone

1 milione shqiptare ne 3 vjet kane plotesuar formularin per llotarine amerikane. 110 mije te rinj zyrtarisht kane kerkuar azil ne vendet e BE. 290 mije qytetare nuk sigurojne dot ushqim te mjaftueshem. 10% e femijeve ushqehen vetem nje here ne dite. 50 mije femije shfrytezohen ne pune te renda. 12 kryefamiljare jane vetevrare se s’paguanin dot faturen e energjise elektrike.

Dy ministra te brendshem te Edi Rames jane faktuar si bashkpunetore te trafikanteve te droges. Ky eshte realiteti i Shqiperise me Edi Ramen. Kjo eshte e verteta qe fasadoqeveria kerkon ta fshehe me ndihmen e parave te droges dhe krimit. Shqiperia eshte kthyer ne diktature, drejtesia ka vdekur, rendi eshte ne duar te krimit, kryetari i opozites survejohet nga policia dhe narko-kryeministri na shet perralla me punesim dhe zhvillim.

Po nuk reaguam sot, neser narko-kryeministri nuk do te na mohoje vec fjalen por do te na kercenoje dhe jeten. O sot o kurre te shporrim narko-kryeministrin qe rri si korb mbi kokat e shqiptareve. Te cojme ne emigrim;

Edi Ramen
Fatmir Xhafen
Saimir Tahirin
Vangjush Dakon
Gramoz Rucin
Taulant Ballen
Qazim Sejdinin
Erion Veliajn
Ilir Beqjan
Termet Pecin
Artur Bushin
Arben Ahmetajn
Damian Gjiknurin
Lindita Nikollen
qe te qendrojne 2 milione shqiptare ketu, qe rinia te jetoje ne Shqiperine Europiane…”, tha Këlliçi.


Ndërkohë, Floida Kërpaçi kryetarja e LRI tha se Rama me ministrat e tij duhet të marrin valixhet dhe të presin biletën pa kthim.
frpd
WhatsApp Image 2018-06-05 at 18.19.24

WhatsApp Image 2018-06-05 at 18.19.23

WhatsApp Image 2018-06-05 at 18.21.14

WhatsApp Image 2018-06-05 at 18.22.37
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: