TIRANË

8 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat. Meta apelon qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës të barabartë, duke e konsideruar votën të shenjtë.

“Politikanët dhe qytetarët të distancohen nga dhuna. Çdo shqiptar duhet të shkojë lirshëm në zgjedhje. Çdokush që do të blejë votën tuaj, do t’ju poshtërojë. Duhet të kini kujdes, sidomos nga ata që lëvizin natën. Vota është shumë e shenjtë.

Qytetarët duhet të votojnë lirë për atë që bind më shumë. E ardhmja e përbashkët për 100 vjet nuk blihet nga asnjë. Vota është edhe një formë ndëshkimi. Të gjithë drejt kutive të votimit”, deklaroi Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: