Shqipëria nuk mundet dot të kalojë grupet e Kampionatin Europian të Minifutbollit që po mbahet në Sllovaki. Kombëtarja kuqezi është mposhtur me rezultatin 0-1 ndaj Azerbajxhanit, pas një goli të realizuar në minutën e 49′ me Mirmehdi Rzaiev.

Një ndeshje e hapur për të dyja përfaqësueset, por me një Shqipëri që ka qenë më kërkuese drejt portës. Lama është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 44′ duke lënë skuadrën me një lojtarë më pak në fushën e blertë.

Fatmir Hysenbelliu zhvilloi një ndeshje pozitive, teksa kishte dhe një rast për gol ku goditi me një gjuajtje të menjëherëshme, por pa mundur dot që topi të shkonte drej rrjetës.

Kuqezinjtë e mbyllin Europianin në Sllovaki në vendin e fundit me 1 pikë, pas atij barazimi ndaj Spanjës 0-0, dhe me dy humbje kundër Rumanisë pasditen e djeshme me rezultatin 3-1 dhe sot ndaj Azerbajxhanit minimalisht 0-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb