Najada Çomo dhe Luljeta Bozo do të kryesojnë listën e PS në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Rama teksa prezantonte drejtuesit e listave, tha se ish-shefen e Invektivit dhe profesorëshën nuk i ndante dot prandaj janë vendosur të dyja në krye.

Rama më tej i është përgjigjur dhe akuzave, duke thënë se nuk është mosha që sjell të renë gjithmonë, pasi sipas tij Luljeta Bozo është në mendje 20 vjeç.

”Këto nuk i ndaja dot, s’kemi mundësi të vemë dy njerëz në vend të parë, në vend të parë në TIranë Najada Çomo dhe Luljeta Bozo. Dy gra që kanë arritur të përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesje dhe dashurie dhe natyrisht dy profesioniste fantastike. Do jenë shumë të vyera për ne, përtej këtij fakti jam shumë krenar që PS në këto prurje të reja i jep mundësi pensionistëve të kenë deputeten e tyre. U jep mundësi gjyshërve të ndihen të përfaqësuar nga kategoria e tyre shoqërore, për herë të parë mos kenë vetëm të tjerë që flasin për ta, por një që i përfaqëson ata.

Mesazh i bindjes sime se nuk është mosha që sjell të renë gjithmonë, ka të reja dhe të rinj që mund të jenë 274 vjeç në mendje, dhe ka të moshuar që janë 20 vjeçarë në mendje siç është Luljeta Bozo. I jam shumë mirënjohës për pranimin, që tregon pasionin për Shqipërinë. S’ka tjetër që një stërgjyshe të marrë rrugën e Kuvendit të Shqiëprisë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb