BRUKSEL

Po zhvillohet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, e cila u godit nga një tërmet katastrofik më 26 nëntor të vitit 2019, që la pas 51 viktima dhe mijëra ndërtesa nën rrënoja.

“BalkanWeb” sjell më poshtë ndihmat, që disa vende kanë vendosur të japin për Shqipërinë.

BE: 100 milionë euro
KE: 15 milionë euro
Holanda: 3 milionë euro
Danimarka: 2.7 milionë euro
Suedia: 5.6 milionë euro
Gjermania: 11 milionë euro
Franca: 100 milionë euro për projekte e grante, jep hua 60 mln euro të tjera për rindërtimin e sistemit ujor
Italia: 65 milionë euro
Polonia: 2.7 milionë euro
Greqia: 2.5 milionë euro dhe ndërtimin e 200 shtëpive

Sllovakia: 250 mijë euro (për rindërtimin e shkollave)
Austria: 1 milion euro
Çekia: 9.5 milionë koruna
Sllovenia: 300 mijë euro (për ndërtimin e një shkolle)
Finlanda: 300 mijë euro
Portugalia: Vetëm asistencë teknike
Luksemburg: 100 mijë euro
Bullgaria: 120 mijë euro
Malta: Nuk jep shifër
Rumania: 2 milionë lei

Qipro:Nuk jep shifër
Hungaria: 250 mijë euro (për rindërtimin e kishave)
Irlanda: 300 mijë euro
Spanja: 250 mijë euro
Mali i Zi: 500 mijë euro
Serbia: 2 milionë euro grant
Maqedonia e Veriut: 6 milionë denar
Kosova: 200 mijë euro
Bosnja-Hercegovina: 50 mijë euro
Turqia: 46.3 milionë euro

Emiratet e Bashkuara Arabe: 70 milionë euro
Zvicra: 9 milionë euro
Katari: 5 milionë dollarë amerikan
SHBA: 3.9 milionë dollarë për rindërtimin dhe drejtësinë, 800 mijë dollarë për rindërtimin e monumenteve, 60 mijë dollarë për të ndërtuar një qendër të emergjencave
Japonia: 2.5 milionë euro
Mbretëria e Bashkuar: 1 milionë paund
Azerbajxhan: 500 mijë euro menjëherë pas tërmetit, 500 mijë euro tani
Norvegjia: 2 milionë euro
Koreja e Jugut: 300 mijë dollarë amerikanë
Principata e Lihtenshtajnit: 50 mijë euro

Republika e Algjerisë: 50 mijë euro
Brunei Xharusalem: 50 mijë dollarë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb