VLORË
Një krim i rëndë në familje ka tronditur sot Vlorën. News24 sjell pamjet e rënda ‘live’ nga vendi i ngjarjes, ku sapo ka mbërritur i vëllai i viktimës, Laureta Sula, e cila u vra me levë e nga bashkëshorti i saj Lavdosh Sulo.
Me ulërima e vaj, vëllai i autorit nuk mund të përmbante veten nga tronditja e madhe. “Ku je”, bërtiste ai, ndërkohë që vaji i dhimbshëm dëgjohej në gjithë zonën.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se krimi makabër ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe të qytetit bregdetar, pas një konflikti mes çiftit. Policia ka shoqëruar bashkëshortin e viktimës. Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia. Mësohet se burri nuk është ndalur së godituri bashkëshorten me thikë dhe levë hekuri deri sa i ka shkaktuar vdekjen.
(BalkanWeb)