TIRANË- Ka nisur para parlamentit protesta kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, dhe kundër projektligjit që lejon këtë akt.

Artistë, politikanë, mbështetës të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para parlamentit për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

Ndërsa ngrihen shumë pikëpyetje dhe ende nuk dihet se deri ku do të shkojë kjo protestë, regjisori Kastriot Çipi, një nga zërat aktivë kundër shembjes së teatrit, bën apel për një protestë qytetare, pa dhunë e incidente.

“Sot me pak se kurre kemi nevoje për dhune, incidente e shfaqje barbarie. Kemi nisur nje proteste qytetare, padyshim politike, por jo partiake. Anetaret e te gjitha partive jane te mirepritur te na bashkohen, por askush nuk ka te drejte te na shmange nga fokusi levizjen: Beteja per Teatrin dhe Ligjin eshte beteje per Demokracine!
Sot do te jemi para Kuvendit per t’i thene atyre qe kane ndermend te shkelin sot Kushtetuten se ata nuk jane deputetet tane, se nje Kuvend qe shkel hapur Kushtetuten nuk eshte me Kuvendi yne. Nese kjo ndodh sot, deputetet e opozites nuk kane ç’i duan me mandatet. Le te vijne te gjithe ne Teatrin Kombetar e le ta bejme aty Kuvendin e vertete! Jo gure, jo grushta, jo zjarr! As ndaj policise, as ndaj provokatoreve!”, shkruan Çipi.

Ora 10:52: Bujar Asqeriu: Ky kuvend të mendohet mirë pasi të mundohet për të kafshuar Teatrin, kulturën dhe historinë tonë. E përsërisim. Kini kujdes dhe mos luani me artistët se janë njerëzit më të nderuar të kombit. Nëse votoni këtë ligj do bëni një hap të gabuar. Dhëmbët tuaja nëse do i ngulen teatrit nuk do harrohen kurrë. Ndaj ju bëj thirrje mos e kafshoni teatrin.

Ora 10:49: Robert Budina i ka bërë thirrje ministres që të tërhiqet nga pr.ligji për Teatrin.

“I bëjmë thirrje Ministres së Kulturës që të tërhiqet se nuk është vonë. U bëj thirrje dhe ju që keni ardhur sot që të ruajmë qytetarinë deri në fund”- ka thënë ai.

Ora 10:45: Nxehet protesta te Kuvendi për Teatrin, protestuesit hedhin tymuese.

tymuese-ne-proteste.1png

tymuese-ne-proteste

Teatri (1)

Teatri (5)

Teatri (4)

Teatri (3)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb