Ndeshja e fundit në Grupin H për Senegalin ka rezultuar shumë e hidhur pasi afrikanët përveçse janë mundur 0-1 nga Kolumbia edhe janë eliminuar nga Botërori.

Goli që vulosi takimin dhe që i dha mundësinë amerikano-latinëve të kualifikohen si të parët e grupit u shënua nga mbrojtësi Mina në minutën e 74-t.

Ajo që e penalizoi Senegalin kundrejt Japonisë e cila renditet e dyta por me pikë të njëjta 4 është loja “Fair Play”, pra për shkak kartonash.

[team_standings 796725]

Senegali 0-1 Kolumbia

Komenti i ndeshjes

90+4′ Përfundon takimi

74′ Gol mbrojtësi Mina,kalon në avantazh Kolumbinë

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

31′ James Rodriguez largohet i dëmtuar nga fusha. Futet drejt e në tunelin e stadiumit. Vendin e tij e zë Luis Muriel

1′ Ka nisur takimi

Senegali dhe Kolumbia do të luajnë ndeshjen e fundit në grup kundër njëra-tjetrës.

Një sfidë e cila do të vendosë shumë për të dy skuadrat, pasi asnjëra prej tyre nuk e ka siguruar kualifikimin. E sigurtë është se kushdo që merr 3 pikët do të kalojë më tej, ndërsa humbësi duhet të presë për të mësuat rezultatin e takimit tjetër të grupit.

Kujtojmë që afrikanët udhëheheqin Grupin H me 5 pikë, po aq sa Japonia e vendit të dytë, ndërsa Kolumbia renditet e treta me 4-r pikë.

Formacionet zyrtare

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb